Zemaj: Kurti ka mendu që presioni është me të kap për veshi e me të sill për objekt të Qeverisë

Aktuale

Zemaj: Kurti ka mendu që presioni është me të kap për veshi e me të sill për objekt të Qeverisë

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:47
Armend Zemaj

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka komentuar deklarimet e kryeministrit Kurti, i cili tha se ndërkombëtarët ia bënë me dije që propozimi franko-gjerman ishte afër formatit ‘merre ose lëre’.

Zemaj ka deklaruar se presioni nuk është ndryshe, e as ndoshta “të kapet për veshi e të sillet për objekt të Qeverisë”.

“Albin Kurti thojke me pompozitet që nuk nënshtrohet para asnjë presioni. Merre ose leje, çka përkthehet? Ai tash le të na tregon se çka është presioni i miqve, partnerëve dhe të tjerëve.. Se ndoshta ka mendu që presioni është me të kap për veshi e me të sill për objekt të Qeverisë. Presioni është njëfarë mekanizmi tjetër edhe i partneritetit por edhe i mbikëqyrjes, por edhe i reflektimit karshi kërkesave për dialogun”, tha ai.

Sa i përket planit franko-gjerman, ai ka thënë se propozime të ngjashme ka pasur edhe para e pas shpalljes së pavarësisë.

“Se si rezultat i këtyre takimeve ka dalë tani plani franko-gjerman. Mos të harrojmë, ata të cilët janë marrë me procesin e dialogut, ky plan pak a shumë ka qenë temë edhe para edhe pas procesit të pavarësisë. Pak a shumë ka qenë kjo që të bëhet normalizimi i marrëdhënieve, të krijohen mundësitë për udhëheqje apo riorganizim të serbëve lokal dhe të kemi njëfarë lloj stabiliteti dhe pas 10 viteve pastaj të hapen negociatat për njohje reciproke”.

“Domethënë kjo është rikthim prapa edhe në proces të dialogut sepse jemi largu për të biseduar për njohje edhe për 10 vitet e ardhshme. Për ne është e palogjikshme dhe e papranueshme të na mbetet barrë dialogu i papërfunduar, pa njohje reciproke në qendër”.

Tutje ka thënë se për dialogun ka pasur mostransparencë.

“Sa i përket dialogut ka pas mostransparencë, vetëm kur e kemi pa 1 ditë 2 përpara nuk e ka paralajmëru dhe është taku me Vuçiqin dhe kur është kthy duket se na ka thanë diçka tjetër, nga ajo të cilat mediave, nga ajo që tash po del si rezultat i këtyre takimeve”, ka deklaruar Zemaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat