Vetëvendosje e kërkon shkarkimin e Haki Abazit

Aktuale

Vetëvendosje e kërkon shkarkimin e Haki Abazit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 16:57
Haki Abazi

Partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Kështu kanë bërë të ditur burime të Kanal10 teksa kanë shtuar se propozimi për shkarkim do të bëhet edhe zyrtarisht në mbledhjen e Komisionit që do të mbahet të enjten.

Shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila nuk e ka mohuar lajmin për shkarkimin e Abazit, por ka shtuar se në mbledhjen e nesërme do të ketë ndryshime të anëtarëve.

“Në mledhjen e nesërme do të ketë plotësime dhe ndryshime të anëtarëve të Komisionit. Të gjithë emrat mund t’i shihni neser”, tha shkurtimisht Kusari-Lila.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat