U raportua se Vetëvendosje e shkarkoi - Haki Abazi bën këtë lëvizje

Aktuale

U raportua se Vetëvendosje e shkarkoi - Haki Abazi bën këtë lëvizje

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 17:06
Haki Abazi

Gjatë ditës së sotme është raportuar në media se partia që udhëheqë me shtetin, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar shkarkimin e Haki Abazit nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe nga pozita e anëtarit të Komisionit për MSA-në.

Lidhur me këto raportime, media ka kontaktuar Haki Abazin.

Duke mos e mohuar e as pohuar, Abazi tha se nesër do të njoftoheni përmes një konference për media.

“Nesër te kuvendi në konferencë për shtyp, nesër në mëngjes”, tha shkurt Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat