Tomë Gashi, Rron Gjinovci dhe Agim Bahtiri në ballë të protestës kundër Asociacionit

Aktuale

Tomë Gashi, Rron Gjinovci dhe Agim Bahtiri në ballë të protestës kundër Asociacionit

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 17:12
Tomë Gashi në protestë

Protesta e aktivistëve të VV-së kundër formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe ka marrë përkrahje të fuqishme edhe nga avokati Tomë Gashi dhe aktivisti i shquar i shoqërisë civile Rron Gjinovci  të cilët janë bërë pjesë e kësaj proteste.

Ata edhe përmes statuse të tyre nëpër rrjete sociale kanë kundërshtuar formimin e Asociacionit.

Protesta kundër Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është organizuar nga një numër studentësh.

Parullat janë ato të zakonshmet: “Asociacioni nuk kalon!”, “Jo ndarjes së Kosovës” etj.

Protesta po mbahet pranë Bibliotekës Kombëtare..

Kjo protestë është thirrur nga Parlamenti Studentor, pjesë e të cilit është organizata “Studim, Kritikë. Veprim”.

Ndërkohë, kësaj proteste i është bashkuar edhe ish-kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, Armend Muja dhe Sali Zyba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat