Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Drenas, ku humbi jetën 19-vjeçari

Aktuale

Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin me fatalitet në Drenas, ku humbi jetën 19-vjeçari

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:13
Ilustrim

Shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin me fatalitet në lagjen e Bujupëve në fshatin Arllat të Drenasit, ku goditi për vdekje me veturë një 19-vjeçar, tashmë është arrestuar.

Ai fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, duke tentuar t’iu shpëtojë prangave të Policisë, por pas nisjes së hetimeve, i njëjti u identifikua dhe u prangos.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se personi që po dyshohet për këtë rast është Xhemajl Kelmendi, i cili u dorëzua sot, pasi e kuptoi se Policia e kishte zbuluar përmes veturës së tij.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ndërmerren veprimet e nevojshme ligjore.

Ndryshe, i riu që u godit për vdekje, Eduart Bujupi, u dërgua mbrëmë me urgjencë në spital, por nuk arriti t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe vdiq mëngjesin e sotëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat