Milazim Krasniqi: Nëse Vuçiqi frikësohet nga Haki Abazi, Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte

Aktuale

Milazim Krasniqi: Nëse Vuçiqi frikësohet nga Haki Abazi, Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte

Nga: N. Sh. Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 20:23
Milazim Krasniqi dhe Albin Kurti

Profesori dhe analsiti politik Milazim Krasniqi thotë se nëse presidenti serb Aleksandër Vuçiq frikësohet nga Haki Abazi, atëherë edhe kryeministri Albin Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte.

Kjo pasi, sipas Abazit, ishte Kurti i cili ka kërkuar dorëheqjen e tij prej pozitave të cilat i mbanë në kuadër të LVV-së.

Për këtë, Krasniqi thotë se te Rekfolleri nuk ka darkë falas, pasi ka rrezik që ta nxjerrë për hundësh.

Postimi i plotë:

Vuçiqi e përmendi disa herë me emër e mbiemër Haki Abazin, gjatë polemikave me disa deputetë të opozitës serbe. Konkludimi i Vuçiqit ishte se Haki Abazi është i rrezikshëm. Nëse frikësohet Vuçiqi nga Haki Abazi, tybe Kurti nuk duhet me fjetë rehat sonte. Fort tutna që darkë falas nuk ka te Rokfelleri. Ka rrezik që ta nxjerrë për hundësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat