“E more Haki, i paske p*** qershiat”, Abazi i kthen përgjigje qytetarit për video inçizimet

Aktuale

“E more Haki, i paske p*** qershiat”, Abazi i kthen përgjigje qytetarit për video inçizimet

Më: 15 shkurt 2023 Në ora: 23:56
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi ka njoftuar se me urdhër të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, është iniciuar shkarkimi i tij nga nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim.

Ai ka paralajmëruar se nesër në konferencë për media do të paraqes edhe audio- incidime lidhur me këtë çështje.

“Nesër në ora 10:00 në hollin e Kuvendit Ju ftoj për konferencë për Media lidhur me urdhërin e Kryeministrit Kurti për të kërkuar nga Kuvendi shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe heqjen nga Komisioni Parlamentar për Stabilizim Asocim BË- Kosovë. Nesër poashtu flasim për audio/ video incizimet dhe skandalet tjera që ky urdhër mëton t‘i mbulojë”, ka shkruar Abazi në Facebook.

Në postimin e tij njoftues një qytetarë është tallur me Abazin duke i thënë “E more Haki i paske pshurre qershiat”

Pa përtuar fare, Abazi i ka kthyer përgjigje qytetarit duke i thënë se në konferencë do të flas për audi/video incizime, por nuk do të publikoj asgjë.

Image
Postimi dhe komenti i Haki Abazit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat