Pas deklarimeve të Abazit, reagon avokati Berisha: Duhet arrestuar për lajmërim të rrejshëm

Aktuale

Pas deklarimeve të Abazit, reagon avokati Berisha: Duhet arrestuar për lajmërim të rrejshëm

Nga: A.SH Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:13
Besnik Berisha

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka deklaruar se Prokuroria duhet t’i marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti e ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit.

Avokati Besnik Berisha ka thënë se pas deklaratave që ka thënë dpeuteti Haki Abazi, ai duhet të arretohej për moslajmërimin e veprve penale apo kryersve të tyre.

Postimi në Facebook:

Keta qe behen te "ndershem" vetem pasi t'u kallet bishti, jo vetem qe nuk duhet marre si kredibil, por ne fakt duhet arrestuar per lajmerim te rrejshem.

Po te isha une prokuror, Haki Abazi do e kalonte naten ne ndalim policor se paku per dyshimin se ka kryer dy vepra penale, moslajmerimi i veprave penale apo kryersve te tyre, ose ne alternative, lajmerimi apo kallezimi i rreme.

Nuk mund te jesh qytetar i ndershem dhe te luftosh krimin vetem atehere kur te perjashtojne "kriminelet" nga benifitet qe keni shijuar bashkarisht.

Une s'i besoj ndershmerise se tij!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat