“Kur doni dalim në mejdan”, Bajrami i kërkon përballje Hajdarit: Çka kam bërë po të tregojnë shpesh punonjësit e MINT

Aktuale

“Kur doni dalim në mejdan”, Bajrami i kërkon përballje Hajdarit: Çka kam bërë po të tregojnë shpesh punonjësit e MINT

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:24
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, e ka ftuar në “mejdan” Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin.

Duke i replikuar Hajdarit, Bajrami tha për atë që ka bërë ajo gjatë kohës sa ka qenë në krye të Ministrisë, mund të tregojnë punonjësit e MINT.

“Për çka kam ba unë në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, tregojnë 260 punonjës të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Po besoj dhe kom dëgju që shpesh po të tregojmë. Po ta përmendi, që në Qeverinë tonë dhe udhëheqjen time, është bërë bartja e kompetencave për analiza të naftës prej operatorëve privat te doganat e Kosovës. Edhe besoj që ky ka qenë vendim i mirë se e ke kthy ti masnej”, tha Bajrami.

Ajo i kërkoi që të dalë publikisht Hajdarit dhe të tregojë çka s’ka bërë sa ka qenë ministre e çfarë ka bërë keq.

“Çka s’kam ba, e çka kam ba keq ,të ftoj në publik me dal me i përmend me fakte. Edhe në Ministrinë e Financave edhe në Ministrinë e Arsimit. Kur doni dalim në mejdan”, tha Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat