Kica-Xhelili: Ku janë mostrat për rastin Dehari?

Aktuale

Kica-Xhelili: Ku janë mostrat për rastin Dehari?

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 12:31
Doarsa Kica

Deputetja nga radhët e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka komentuar deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi i cili ka thënë se “ka audio-incizime që tregojnë se kush i zhduku mostrat e Astrit Deharit”.

SIpas saj, mostrat e Astrit Deharit nuk janë vetëm dëshmi.

“Janë ZË për të vërtetën! Zëri i tij! Qeverisë e sidomos Ministrisë së Drejtësisë nuk mund t’i falet ASNJË sekond më tepër për çdo ditë që kalon pa këtë të VËRTETË! Njësoj vlen për Institutin e Mjekësisë Ligjore e Prokurorinë. KU janë mostrat? KU janë inçizimet? KUSH e ka ndërmend të jap përgjegjësi në këtë vend pa cinizëm përçarës politik?”

“Demokracitë nuk vdesin gjithmonë në errësirë. Ato vdesin me dritat e ndezura, nga njerëz të zgjedhur me mjete demokratike.” – thuhet në librin “Si vdesin demokracitë”, nga dy shkencëtarë politik të Universitetit të Harvardit”.

“Kjo mungesë e transparencës; kjo gjuhë përçarëse e kjo mungesë absolute e dhënies së llogarisë po na lëndon demokracinë, hapur e me të gjitha dritat ndezur”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat