Lushtaku: Prokuroria Speciale duhet të veprojë menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Kurtin dhe Haxhiun

Aktuale

Lushtaku: Prokuroria Speciale duhet të veprojë menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Kurtin dhe Haxhiun

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 14:24
Mergim Lushtaku

Deklarata e deputetit të LVV-së, Haki Abazi për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit ka ngjallur reagime të shumta.

Ndër të tjerë që reaguan është edhe deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku.

Ai përmes një reagimi në facebook thotë se "Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun. Pasi që sipas tij, Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme. Dhe se ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit", përfundoi ai.

Postimi i plotë:

Sa është e sinqertë VV në raport me Astrit Deharin?!

A u përdor i njejti vetëm për kauzë politike?!

Prokuroria Speciale duhet të veproj menjëherë dhe t’i thërras për intervistim Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun, sepse Haki Abazi në konferencën e tij tha mjaftueshëm dhe ngriti dyshime të arsyeshme.

Ky rast duhet të zbardhet me patjetër sepse është në të mirë të familjes, shoqërisë dhe shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat