​Konjufca takon ambasadoren Ruusalu, Estonia e Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Aktuale

​Konjufca takon ambasadoren Ruusalu, Estonia e Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 15:35
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca- Janne Jõesaar-Ruusalu

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim ambasadoren jo-rezidente të Republikës së Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu.

Konjufca i shprehu mirënjohje ambasadores Janne Jõesaar-Ruusalu për bashkëpunimin dhe mbështetjen që Estonia mike dhe partnere strategjike i ka dhënë dhe vazhdon t’i jap Republikës së Kosovës ndër vite në fusha të ndryshme, përfshirë përkrahjen e palëkundur në procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Ambasadorja Jõesaar-Ruusalu e falënderoi Kryetarin e Kuvendit për pritjen dhe po ashtu i uroi 15-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Njëherësh ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së shtetit të saj ndaj Kosovës”, thuhet në njoftimin e drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun.

Në njoftim thuhet se Konjufca dhe ambasadorja Jõesaar-Ruusalu i vlerësuan të shkëlqyera marrëdhëniet dypalëshe dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat