Selmanaj: Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Aktuale

Selmanaj: Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:06
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka kërkuar transparencë për rastin Astrit Dehari.

Selmanaj përmes një statusi në Facebook, ka shkruar se kërkon sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit Haki Abazi.

Postimi i plotë:

Mos i vrisni provat, mos e vrisni të vërtetën!

Duam transparencë. Duam hetim të pavarur. Fshehja nuk kalon. Mashtrimi asesi.

Kërkojmë që sa më parë të publikohen incizimet e përmendura të deputetit të pushtetit, që i përmendi sot në konferencë për shtyp.

Të hetohet në mënyrë urgjente incizimi i potencuar i deputetit Abazi për vjedhjen e provave në rastin Dehari. Njëherit, e dënojmë fshehjen e mundur të incizimit të këtij rasti të rëndë nga ministrja e Drejtësisë. Po ashtu, e dënojmë fuqishëm heshtjen e kryeministrit për këtë ngjarje të fshehur e të tmerrshme.

Populli i Kosovës duhet ta di të vërtetën!

Kujtojmë se vjedhja e provave të rastit Dehari ka ndodhur në kohën kur VV është në Qeveri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat