“Molliqaj di më shumë se të gjithë për rastin e Astrit Deharit, deri kur do të hesht?”

Aktuale

“Molliqaj di më shumë se të gjithë për rastin e Astrit Deharit, deri kur do të hesht?”

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 17:25
Dardan Molliqaj

Deklaratat e deputetit të Vetëvendosjes, Haki Abazi të bëra në një konferencë për medie, të enjten, kanë trazuar debatin publik në Kosovë.

Analistë e politikanë po komentojnë prentendimet e Abazit për zhdukjen e provave të Astrit Deharit dhe i cili theksoi se ka pamje se kush i ka marrë ato.

E për këtë ka reaguar edhe analisti, Dardan Islami, i cili ka thënë se kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj duhet të flasë dhe të mos hesht.

Ai ka thënë se Molliqaj e ka vizituar më së shumti, Astrit Deharin në burg.

“Dardan Moliqaj di më shumë se të gjithë për rastin Dehari, ai po e vizitonte rregullisht të ndjerin në paraburgim. Deri kur do të hesht Molliqaj?” – ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat