Osmani pranon letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë nga Mbreti Charles III

Aktuale

Osmani pranon letër urimi për 15-vjetorin e pavarësisë nga Mbreti Charles III

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:42
Mbreti Charles III dhe Presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar letër urimi për 15-vjetorin e Pavarësisë nga Mbreti Charles III i Mbretërisë së Bashkuar.

Në letrën e tij thuhet se pret me padurim vazhdimin e miqësisë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve.

“Dëshiroj t'i shpreh Shkëlqesisë Suaj dhe popullit të Republikës së Kosovës urimet e mia më të përzemërta në këtë ditë të veçantë për vendin tuaj me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Pres me padurim vazhdimin e miqësisë së ngrohtë dhe partneritetit të fortë mes dy vendeve tona, gjersa po përballemi me këto kohë sfiduese", thuhet në letrën e urimit të Mbretit Charles III i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat