Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Aktuale

Rita Ora uron 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 19:43
Rita Ora

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka uruar shqiptarët e Kosovës me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një video-mesazhi, ajo nuk nguroi të shprehte edhe një herë mirënjohjen për bashkëkombësit e saj, që e kanë mbështetur gjithmonë.

“Përshëndetje RTK, unë jam Rita Ora. Do të mund të flisja pa u ndalur për rrugëtimin tim me njerëzit e mi në Kosovë.

Urime Pavarësia Kosovë dhe faleminderit për të gjitha këto vite krenarie dhe mbështetjeje”, ka thënë ndër të tjerash Rita.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat