Deklaratat e Abazit, Humolli tregon a mund të ketë largime të deputetëve nga VV

Aktuale

Deklaratat e Abazit, Humolli tregon a mund të ketë largime të deputetëve nga VV

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 20:31
Fatmir Humolli

Deputeti i VV-së Fatmir Humolli, ka folur për deklaratat e deputetit Haki Abazi sot në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se nuk ka çka të vlerësojë për deklaratat e tij, duke shtuar se ka shumë deputetë të VV-së që kanë mendime ndryshe nga partia.

“Për mua është gjendje normale. Ka shumë deputetë që kanë mendime ndryshe nga subjekti që gjenden, sikur unë që jam i pavarur brenda grupit parlamentar”, tha ai.

Lidhur me mundësinë që deputetë të VV-së që mendojnë ndryshojnë të largohen nga partia apo të dalin si të pavarur brenda GP të partisë, ai thotë gjithçka mund të ndodhë.

Mendoj se gjithçka mund të ndodhë. Ne në fushatë kemi bërë premtime për probleme të ndryshme, të cilat fatkeqësisht qeveria nuk i ka realizuar dhe tani deputetët duhet të mendojnë se a duan të rrinë me Qeverinë apo duan të rrinë me popullin që i ka votuar për premtimet që ia kanë bërë”, deklaron ai.

Ndryshe, sot deputeti i VV-së, Haki Abazi, është shkarkuar nga partia nga komisioni që ai ishte kryetar dhe është zëvendësuar me një deputete, teksa ai para mbajtjes së seancës së Kuvendit, në një konferencë për media ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Kurti e ministres Haxhiu për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Ai ka paralajmëruar se për këtë ekziston dhe incizim. Lidhur me këto deklarata Prokuroria ka thënë se do ta intervistojë Abazin të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat