Sadri Ramabaja befasohet me Haki Abazin: Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu

Aktuale

Sadri Ramabaja befasohet me Haki Abazin: Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 21:58
Sadri Ramabaja

Panelisti Sadri Ramabaja, ka thënë se është befasuar nga ajo çfarë ka thënë deputeti i VV-së, Haki Abazi, sot në një konferencfë të jashtëzakonshme për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ka akuzuar sot partinë e tij, siç ka thënë se ekzistojnë video-incizime ku shihet se kush i ka zhdukur mostrat e aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Sipas tij, Prokuroria Speciale duhet të marrë në pyetje kryeministrin Albin Kurti, Dejona Mihali, Albulena Haxhiun, Nazlie Balajn dhe Flutura Gogaj-Bajrami për rastin.

Ramabaja thotë në emisionin Pressing në T7 se është i tronditur me atë çfarë ka dëgjuar. 

“Para disa ditëve kam pirë kafe me të. Nuk ra biseda për këtë rast. Nuk e kam pritur që situata të vijë deri këtu”, tha Ramabaja. 

Ai tutje hedh dyshime për vendin ku ishin të ruajtura mostrat e Astrit Deharit. 

“Ai institucionet nuk është përgjegjës për ruajtje të mostrave”, tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat