Kadaj-Bujupi: Haki Abazi u idhnu me partinë, i humbi privilegjet, pastaj nisi me shantazhe

Aktuale

Kadaj-Bujupi: Haki Abazi u idhnu me partinë, i humbi privilegjet, pastaj nisi me shantazhe

Më: 16 shkurt 2023 Në ora: 23:17
Analistja, Donika Kadaj Bujupi

Analistja, Donika Kadaj Bujupi ka komentuar konferencën e deputetit të VV-së, Haki Abazi, i cili tha se ka incizime për atë se kush i ka vjedhur mostrat e Astrit Deharit. 

Abazi bëri bujë sot në skenën kosovare me deklaratat e tij, ndërsa mori reagime të shumta nga të gjitha anët. Ai po ashtu u shkarkua nga komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës nga vet bashkpartiakët e tij. 

Kadja Bujupi thotë se ajo çfarë bëri Abazi sot ishte shantazh dh se ai është dashur të ndalohet nga prokuroria. 

“Deklarata është jashtëzakonisht inkriminuese për vet deputetin. Së pari nëse ai i ka mbajtur të fshehura kur i ka ditur është shqetësuese. Nëse një deptuet i Republikës së Kosovës, apo edhe qytetar ka informacione të tilla atëherë duhet të shkojë t’i paraqesë në prokurori e jo të pres të hidhërohet e tani të dal para mediave e të bëjë këtë“, thotë ajo në emisionin Pressing në T7. 

“Haki Abazi u idhnu me partinë, i humbi privilegjet, pastaj nisi me shantazhe. Deklarata e prokurorisë ishte qesharake. Ai është dashur të ndalohet sapo të dalë nga objekti për ato që tha”, shtoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat