Grabovci: Politika aktuale po na fut në një rrugë pa krye, lidershipi të vetëdijësohet

Aktuale

Grabovci: Politika aktuale po na fut në një rrugë pa krye, lidershipi të vetëdijësohet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:09
Adem Grabovci

Adem Grabovci, ka thënë se Kosova që nga pas lufta ka pasur suksese dhe të njëjtat janë evidente.

Por, ajo që sipas Grabovcit i mungon kohëve të fundit është mungesa e bashkëpunimit.

Dhe, vetëm nëse ka bashkëpunim mund të arrihen suksese.

“Kjo formë, e kjo politikë aktuale për të marrë përgjegjësinë individë të caktuar dhe përjashtimin e të gjithë të tjerëve kjo është një papërgjegjësi totale sepse po na fut në një rrugë pa kry, po na kthen prapa dhe unë uroj që sa më parë lidershipi i Kosovës të vetëdijesohet, ti kthehet unitetit të brendshëm, koordinimeve të brendshme me të gjithë dhe të unifikojmë dhe të ndërtojmë një strategji bashkëpunuese dhe mbi të gjitha bashkëvepruese sepse vetëm kështu mund të përballemi suksesshëm me sfidat të cilat na presin”, ka deklaruar Grabovci.

Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme.

Serbia duke kundërshtuar Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat