​Begaj në Prekaz: Rruga euroatlantike e Kosovës është përpara

Aktuale

​Begaj në Prekaz: Rruga euroatlantike e Kosovës është përpara

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 10:34
Begaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj së bashku me përfaqësues të institucioneve të Kosovës, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.

Nga aty, Begaj tha se shteti i Kosovës është amanet dhe trashëgimi e Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Begaj: 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës

“Është kënaqësi të jem sot këtu në 15 vjetorin e shtetit të lirë dhe të pavarur të Kosovës. Ky është amaneti dhe trashëgimia që na ka lënë Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari. 15 vite ne kemi parë lindjen dhe rritjen e shtetit të Kosovës dhe besoj që rrugëtimi jonë është përpara, rrugëtimi euroatlantik”, tha ai.

Begaj do t’i drejtohet popullit të Kosovës edhe në seancën e Kuvnedit të Kosovës, e cila fillon në orën 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat