Skender Hyseni kritikon Qeverinë Kurti edhe në urimin për ditën e pavarësisë

Aktuale

Skender Hyseni kritikon Qeverinë Kurti edhe në urimin për ditën e pavarësisë

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 11:12
Skender Hyseni duke nënshkruar deklaratën e pavarësisë

Ish ministri i Punëve të Jashtme, Skendet Hyseni ka uruar me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës!

Ai ka thënë se gjatë 15 vjetëve si shtet, Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm në të gjitha fushat.

“Nga zero, kemi ndërtuar hiq më pak se një shtet në të gjitha segmentet. Kemi ndërtuar institucione publike të pavarura për t’u ofruar shërbime qytetarëve. Kemi ndërtuar institucione të pavarura të sundimit të ligjit, të cilat duhet të vazhdojmë t’i forcojmë edhe më tej. Kemi hartuar dhe aprovuar një kushtetutë moderne e cila siguron drejtësi e barazi për të gjithë qytetarët e vendit. Kemi ndërtuar dhe aprovuar një kornizë ligjore nga më të avansuarat për të gjitha fushat. Kemi ndërtuar një infrastrukturë rrugore e publike në nivel vendi për lakmi. Kosova sot krenohet me demokracinë e saj të gjallë, me proceset zgjedhore padyshim shembull për rajonin tonë. Kemi një ekonomi shumë të gjallë tregu, dhe një sektor privat dinamik, përkundër kufizimeve të shumta të lirisë së qarkullimit, etj etj. Gjithësesi, gjithë kjo punë e madhe aty këtu është përcjellë edhe me të meta dhe gabime, por këto janë minore krahasuar me të arriturat e jashtëzakonshme. Kjo duhet ta bëjë krenar çdo qytetarë të vendit tonë të dashur! Natyrisht, kemi ende shumë punë për ta bërë vendin edhe më mirë!”, shkruan Hyseni në Facebook.

Mirëpo, edhe në këtë ditë feste Hyseni nuk la pa e kritikuar qeverinë aktuale. Sipas Hysenit, , Kosova udhëhiqet nga një qeveri e cila vendin e vet në botë vazhdon ta promovojë si qerdhe krimi e korrupsioni dhe asgjë më shumë..

“Megjithate, me keqardhje duhet duhet thënë se është për keqardhje që sot, 15 vjet pas, Kosova udhëhiqet nga një qeveri e cila vendin e vet në botë vazhdon ta promovojë si qerdhe krimi e korrupsioni dhe asgjë më shumë. Paradoksalisht, sot pra është kjo qeveri aktuale e Kosovës e vetmja që nuk e shef përparimin e madh që vendi ynë ka bërë që nga shpallja e pavarësisë. Vetëm për dy vite, krejt të papenguar dhe pothuaj pa opozitë, e cila vazhdon të jet e fjetur, anemike dhe kalkulante, liderët aktual të Kosovës kanë bërë më shumë në krijimin e një imazhi të keq të vendit tonë në botë sesa mbase gjithë kundërshtarët e pavarësisë së saj bashkë. Kjo qeveri, me politikat e çmendura të Albin Kurtit, Kosovën e ka vënë në relacione konfrontimi me Amerikën, pa të cilën vendi ynë nuk do të bëhej shtet kurrë. Më vie keq që kjo që sapo thashë nuk tingëllon aspak festive, por ja që kjo është e vërteta e hidhur!”, shton ai.

Sidoqoftë, ai potencoi se Kosova vazhdon të përballet me disa sfida të rëndësisë fundamentale nacionale, të cilat, në shumë rafshe, do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit tonë të dashur.

“Prandaj është jetike që të gjitha forcat politike të gjejnë forcë dhe fuqi për të tejkaluar interesat e ngushta për të ndërtuar një front të përbashkët e konsenzus të fortë rreth çështjeve që rëndojnë të sotmën dhe determinojnë të ardhmën e shtetit. Dhe asgjë më jetike dhe urgjente për Kosovën sot nuk ka sesa dialogu me Serbinë dhe arrtija sa më parë e një marrëveshjeje dhe normalizimi raportesh”, nënvizoi ai.

Sipas ish ministrit Hyseni çështjet e rëndësisë nacionale nuk durojnë tendenca absurde për përfitime personale apo partiake në kurriz të interesit kolektiv nacional.

“Kosova sot, pos që ka një udhëheqesi, tërsisht të papërgjegjshme dhe infantile, ka poashtu një opozitë politike skajshmërisht kalkulante, të heshtur dhe anemike e cila duket sikur pret me padurim “gabimet e mëdha” të këtij regjimi, duke harruar që dëmet që mund të bëjnë këta mund të jenë të pariparueshme për vendin! Kjo nuk duhet të ndodhë!

Dhe krejt në fund, si në çdo përvjetor të pavarësisë sidoqoftë, nuk duhet të harrojmë të kujtojmë Presidentin Ibrahim Rugova, babain e shtetit, i cili ishte konsistent, plot besim, i palëkundur dhe stoik në sprovën më të madhe kombëtare të shekullit, krijimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës. Poashtu, me pietet kujtojmë sakrificën e Familjes Jashari, si dhe breza të tërë patriotësh, veprimtarësh e dëshmorësh që nuk kursyen asgjë për shtetin dhe të sotmën.

Të jemi konsistent në veprim dhe të këmbëngulim në çdo gjë që eshtë e interesit strategjik nacional, nuk është gjithnjë e lehtë, por ështe detyrim dhe thirrje e kohës për të sotmën dhe të ardhmën.

Qyetetarë të nderuar të vendit tim, qeveritë shkojnë e vijnë e Kosova mbetet e përhershme dhe përjetëshme!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës!

Zoti i bekoftë aleatët e Kosovës!

Gëzuar!

Skender Hyseni”, Përfundoi Hyseni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat