Kurti e Vuçiq takohen më 27 shkurt, flasin për propozimin e BE-së

Aktuale

Kurti e Vuçiq takohen më 27 shkurt, flasin për propozimin e BE-së

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:52
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, e ka frtuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Vuçiq, për takim më 27 shkurt.

Njoftimin e ka bërë zyra e BE-së përmes një njoftimi në Twitter ku ka shkruar “Përfaqësuesi i Lartë Borrell do të presë takimin me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti të hënën më 27 shkurt”.

Sipas njoftimit për medie, në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Të hënën, më 27 shkurt, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendës Presidenti Josep Borrell do të thërrasë një takim të nivelit të lartë të dialogut Beograd-Prishtinë në Bruksel.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti konfirmuan pjesëmarrjen e tyre.

Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajčák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat