Bogujevci: Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të

Aktuale

Bogujevci: Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:08
Saranda Bogujevci

Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci në fjalën e saj sot në Kuvendin e Koosovës ka përkujtuar të rënët për lirinë e vendit.

Ajo tha se në pavarësinë tonë është shenaj ku lexohen mundimet e gjeneratave para nesh.

“Lirinë e mbërrijnë ata popuj që luftojnë për të, demokracinë e kanë ato shoqëri që rezistojnë për të, pavarësia jonë është thelbi i këtyre dy përpjekjeve madhore, pavarësia jonë është historia jonë, është shenja ku lexohen një për një mundimet, organizimet, fitoret e të gjitha atyre gjeneratave që ishin para nesh”, tha Bogujevci.

Bogujevci, tutje tha se të rënët për liri, kanë ndriçuar rrugën tonë sot.

“Sot është dita t’i nderojmë ata që i palosën ëndrrat e veta për fatin kolektiv dhe ranë për t’u bërë yje që ndriqojnë rrugën tonë sot, na takoni të gjithëve dëshmitarë të ndermjet, që t’ua themi atë fëmijëve tanë se për atdheun dashuria është pa kushte dhe shërbimi pa interes, me padurim e kemi që për çdo ditë, për çdo vit, ta përparojmë Kosovën tonë të pavarur”, tha nënkryetarja e Kuvendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat