Kervan: Kosova po ec përpara me hapa të sigurt drejt të ardhmes

Aktuale

Kervan: Kosova po ec përpara me hapa të sigurt drejt të ardhmes

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 13:40
Kryetari i Grupit parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan

Kryetari i Grupit parlamentar Multietnik në Kuvendin e Kosovës, Enis Kervan në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për shënimin e 15-vjetorit të pavarësisë u shpreh se pavarësia dhe integriteti territorial e struktura multietnike janë thelbësore.

Duke shprehur përkrahjen për procesin e dialogut Kosovës-Serbi, Kervan tha se Kosova po ec përpara me hapa të fortë e të siguritë drejtë të ardhmes.

“Kosova mutlietnike dhe demokratike është pasqyrimi më i mirë i komuniteteve jo shumicë dhe komuniteteve të cilat jetojnë komunitetit turk, boshnjak, ashkali, egjiptian etj.

Sepse me çdo proces kemi bërë atë që është e nevojshme duke marr rol konstruktiv që vendi ynë të arrijë këtë ditë dhe që vendi ynë të zhvillohet... Kjo tokë e përkujton veçanërisht gjeneralin Adem Jasharin që na e bëri atdheun tonë të pavarur..

Shteti jonë i pavarur dhe sovran na bënë të ndihemi krenar, ne besojmë që pavarësia dhe integriteti territorial struktura multietnike dhe e multikulturore dhe demokratike e Kosovës të cilën e festojnë sot është për ne thelbësore dhe paraqet diçka shumë të rëndësishme për ne…Duke mbështetur dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë presim që ky proces të përfundoj sa më shpejt”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat