Kamberi: Sakrifica jonë si komb u kurorëzua me Kosovën shtet

Aktuale

Kamberi: Sakrifica jonë si komb u kurorëzua me Kosovën shtet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:19
Shaip Kamberi

Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi, ka uruar Kosovën me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë.

Kamberi në Facebook ka thënë se sakrifica jonë si komb e angazhimi i shumë gjeneratave që sakrifikuan e u vetëflijuan për liri e pavarësi u kurorëzua me Kosovën shtet.

“Kosova, 15 vjet më parë, u shpall shtet i pavarur dhe sovran.Sakrifica e jonë si komb e angazhimi i shumë gjeneratave që sakrifikuan e u vetëflijuan për liri e pavarësi u kurorëzua me Kosovën shtet”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Kamberi morri pjesë sot në aktivitetet e organizuara nga institucionet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat