Lladrovci: Sa isha ambasador në Tiranë, lëviza çdo gurë për një urë bashkëpunimi mes dy shteteve

Aktuale

Lladrovci: Sa isha ambasador në Tiranë, lëviza çdo gurë për një urë bashkëpunimi mes dy shteteve

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:35
Ramiz Lladrovci

Ish-ambasadori i Kosovës në Tirane, Ramiz Lladrovci ka folur edhe për periudhën e tij si ambasador.

Ai ka rrëfyer se e ka bërë të pamundurën për një urë bashkëpunimi mes dy shteteve.

Lladrovci ka thënë se përgjigje duhet të japin drejtuesit institucion se pse mungon bashkëpunimi.

“Sa isha ambasador, jam përpjekur të lëvizi çdo gurë për të hedhur në urën e bashkëpunimit dhe dendësimin e kontakteve e bashkëpunimit, me përafrim ekonomik dhe fushat strategjike me raporte sa më intensive ndërmjet dy vendeve tona. Asokohe, kishte fusha edhe me përgjegjësi të kufizuar, diplomaci të re dhe relacione të Republikës tonë në fillim të fillimeve institucionale. Megjithatë, kemi pasur suksese edhe në ato fillime, të cilat me çdo qeveri do të duhej të rritshin e pasuroheshin. Pse nuk kemi më shumë bashkëpunim, do kërkuar përgjigjen te drejtuesit institucional që bashkimin dhe unitetin e kishin fjalë qendrore në fushata zgjedhore”, tha Lladrovci.

Marrëveshjet e nënshkruara ndër vite ndërmjet dy vendeve konsiderohen vetëm si marrëveshje në letër, pasi shumë nga to nuk gjejnë zbatim.

Në vitin 2020 u nënshkrua edhe një deklaratë e përbashkët ndërmjet dy qeverive dhe Këshillit të ministrave të Republikës së Shqipërisë, për t’i rekomanduar Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Shqipërisë mbikëqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në mes të dy qeverive.

Në mbledhjet e mbajtura deri më tani janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje.

Përgjatë viteve kryeministrat e dy shteteve kanë thënë se këto marrëveshje do të lehtësojnë jetën e qytetarëve në të dyja anët e kufirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat