Ish-ambasadori Lladrovci për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri: Pritshmëritë janë më të mëdha për qeverinë aktuale

Aktuale

Ish-ambasadori Lladrovci për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri: Pritshmëritë janë më të mëdha për qeverinë aktuale

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:39
Ramiz Lladrovci

Ish-ambasadori i Kosovës në Tiranë Ramiz Lladrovci ka shprehur pakënaqësi për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri.

Ai thotë se Tirana po vizitohet nga politikanët e vendit tonë për mesazhe politike.

Sipas tij, pritshmërit për qeverinë aktuale janë të mëdha.

“Çdo qeveri e re do të duhej të çonte më përpara dhe më shpejtë lokomotivën e përbashkët zhvillimore mbi binaret e interesit nacional. Ka avancime për projektet e ndryshme si hekurudha, bashkëpunimi për energji dhe këmbimin e mallrave, por, qeveria e fundit, ka kushte më të mira se qeveritë paraprake, koha po punon dhe zhvillimi global nuk lejon stagnimin. Pra, pritshmëritë janë të mëdha për qeveritë aktuale, por, jam i brengosur që Tirana po vizitohet nga politikanët e Kosovës më shpesh për fushata zgjedhore dhe mesazhe puro politike”, u shpreh Lladrovci.

Lladrovci ka deklaruar se sfera që duhet të ketë më shumë bashkëpunim mes dy shteteve është ekonomia.

“Ekonomia është shprehja reale e respektit dhe atdhedashurisë së dyanshme apo të dyja palëve. Aty është energjia, siguria, arsimi, kurikulat arsimore, vlerat kulturore, thjeshtë, të gjitha fushat janë me interes, pa përjashtuar asnjë”, tha ai.

Në nëntor është mbajtur mbledhja fundit e dy qeverive shqiptare.

Ku janë nënshkruar 19 marrëveshje.

Por sa po zbatohen marrëveshjet që po nënshkruhen në këto mbledhje, tregon Ramiz Lladrovci, ish ambasadori i Kosovës në Tiranë.

“Pak po vërej ndryshime e lehtësime për qytetarët e dyja shteteve, qoftë lehtësirat për fitimin e shtetësisë, jetën akademike dhe këmbim të nxënësve e studentëve, lehtësirat në investime strategjike, lehtësime në fuqizimin energjetik me burime të ripërtëritshme, këmbim të përvojave në fushën e prodhimtarisë, bujqësisë dhe fushat tjera”, theksoi Lladrovci 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat