Berisha: Bashkëluftëtarët po mbahen peng nga monstra speciale, s’befasohem që s’i përmendën Osmani dhe Kurti

Aktuale

Berisha: Bashkëluftëtarët po mbahen peng nga monstra speciale, s’befasohem që s’i përmendën Osmani dhe Kurti

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 19:27
Zafir Berisha

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe një nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, Zafir Berisha, tha se sot është një festë e zbehtë pasi ish-krerët e UÇK-së në përvjetorin e 15-të të shtetësisë së Kosovës nuk gjenden këtu, për vitin e tretë me radhë.

Berisha në një intervistë në Info Magazine në Klan Kosova, tha që bashkëluftëtarët e tij po mbahen peng nga monstra speciale.

Bashkëluftëtarët në mënyrë të padrejtë po mbahen të burgosur dhe bashkë me ta po mbahet edhe një pjesë e historisë së Kosovës. Edhe dy nga akterët kryesorë janë të izoluar nga një monstrum politik i cili është themeluar me dosje dhe shpifje të Serbisë dhe bashkëpunëtorëve të saj në Kosovë. Natyrisht kjo festë është më ndryshe dhe më e zbehtë pasi është festa e tretë që që krerët e UÇK-së dhe themeluesit e shtetit të Kosovës nuk gjenden në mesin tonë”.

Berisha gjithashtu ka thënë që mospërmendja e emrit të ish-presidentit Hashim Thaçi në këtë ditë, nga e para e shtetit Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sipas tij, nuk është për t’u befasuar.

Kjo për mua se a i kanë përmendur ose jo pak ka rëndësi, por është me rëndësi që historia kur shkruhet pavarësisht tendencave që me e zbeh këtë të arritur të madhe, duke i luftuar për nevojat e politikës ditore eksponentët, ne mund të jemi rivalë politikë por ajo që ka ndodhur në Kosovë, edhe mua sot më duhet si ëndërr”, ka thënë Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat