Eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare: Sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm

Aktuale

Eksperti amerikan i së drejtës ndërkombëtare: Sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 08:15
Paul Williams

Profesori i Universitetit Amerikan në Uashington dhe eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, në një intervistë për Zërin e Amerikës se Qeveria e Kosovës duhet ta zhvendosë këndvështrimin e saj nga argumentet taktike dhe t’i kthehet qasjes së saj strategjike të angazhimit në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zgjidhur këto çështje.

“Kosova mund të përfitojë në mënyrë strategjike nga kjo vëmendje e ripërtërirë nga Uashingtoni dhe Brukseli, duke vënë në pah planin e saj dhe një vizion gjithëpërfshirës për të ardhmen. Pra të kalojë nga çështja e targave, e cila është shumë taktike dhe shumë lokale, në paraqitjen e një plani strategjik që Uashingtoni dhe Brukseli mund ta shohin si vizion të udhëheqjes së Kosovës për stabilitet afatgjatë në rajon dhe në në të njëjtën kohë të fillojnë një bisedë se si Kosova mund të ndihmojë Shtetet e Bashkuara në skenën globale,”- tha ai.

Ai tutje u shpreh se të gjitha fuqitë e mëdha kanë nevojë për miq dhe aleatë dhe kur Kosova është partnere me Shtetet e Bashkuara.

“E di që tingëllon pak paradoksale sepse nga njëra anë janë amerikanët, Uashingtoni dhe nga ana tjetër një shtet i ri kosovar. Por të gjitha fuqitë e mëdha kanë nevojë për miq dhe aleatë dhe kur Kosova është partnere me Shtetet e Bashkuara, atëherë kur nevojitet zëri i saj, do të ishte një tregues se si kjo mund të jetë një marrëdhënie e dobishme reciproke”, tha Williams.

Tutje profesori u shprehë se sovraniteti i Kosovës është i padiskutueshëm.

“…Mbi njëqind shtete nga e gjithë bota e kanë njohur Kosovën si një vend të pavarur gjë që bën të padiskutueshme sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të Kosovës. Dhe kjo përcakton të ardhmen e qytetarëve kosovarë, që ata të jenë anëtarë të një shteti të pavarur”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat