Kryeministri Kurti takohet me Borrell dhe Lajçak – ja çfarë biseduan!

Aktuale

Kryeministri Kurti takohet me Borrell dhe Lajçak – ja çfarë biseduan!

Më: 18 shkurt 2023 Në ora: 20:27
Foto nga takimi

Në kuadër të Konferencës së Mynihut, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti zhvilloi takim edhe me përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell dhe Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçák.

U diskutua për procesin e dialogut dhe propozimin evropian, të iniciuar nga Franca dhe Gjermania dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia.

Po ashtu u fol për takimin e radhës në Bruksel të thirrur për 27 shkurt nga Bashkimi Evropian.​

Kujtojmë që Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih gjithashtu ka takuar edhe dy senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Chris Van Hollen.

Ku në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon dhe për zhvillimet e fundit. 

Lidhur me dialogun për normalizim me Serbinë dhe propozimin evropian, Kurti ka thënë se Kosova do të ketë angazhim konstruktiv dhe të vazhdueshëm në këtë proces. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat