Kurti takoi sekretarin INTERPOL-it: Kosova e përkushtuar për shtet ligjor

Aktuale

Kurti takoi sekretarin INTERPOL-it: Kosova e përkushtuar për shtet ligjor

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 10:16
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, takoi sekretarin e përgjithshëm të INTERPOL-it, Jurgen Stock.

Siç informoi sot zyra e kryeministrit, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, përkushtimi ndaj sundimit të ligjit dhe angazhimi i institucioneve të rendit të Republikës së Kosovës, ishin temat kryesore të diskutimit.

Duke theksuar se nuk mund të ketë zhvillim të qëndrueshëm pa sundim të ligjit, kryeministri tha se Kosova është e përkushtuar për shtet ligjor dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.

“Kryeministri Kurti e njoftoi Sekretarin Stock për sukseset e shënuara përballë grupeve kriminale dhe krimit të organizuar përgjatë dy viteve të fundit dhe për bashkëpunimin frytdhënës me shtete dhe organizata partnere në luftimin e krimit të organizuar trans-nacional.”, u bë e ditur në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat