Osmani takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

Aktuale

Osmani takon admiralin Munsch, shpreh mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 11:30
Foto nga takimi

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Admiralin Stuart B. Munsch, Komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Në këtë takim, Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej”, thuhet në komunikatën për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat