Anëtari i PDK-së: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj Thaçit

Aktuale

Anëtari i PDK-së: Kurti ka urrejtje patologjike ndaj Thaçit

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 13:55

Anëtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se ka urrejtje patologjike ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Gjoshi në Facebook ka shkruar se Kurti ka munguar në secilin vendim për Kosovën.

Më tej, ai ka thënë se këtë urrejtje ndaj Thaçit, Kurti e Osmani e dokumentuan edhe në fjalimet në 15 vjetorin e Pavarësisë. 

Shkrimi i tij:

Kurti ka urrejte patologjike ndaj Thaçit

Kurti ka munguar kudo e kurdo u hodhë ndonjë gur në Kështjellën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Këtë vlerësim nuk po e them unë. Këtë e ka thenë Simboli i rezistencës kombëtare, Adem Demaçi. Në Videon që po ua dergoj Demaqi thotë:” Unë jam ftohur me Albinin, sepse e kam thirrur në ceremoninë e Pavarësisë dhe ai nuk ka ardhur…!”

Urrejtjen patologjike ndaj ish-presidentit Thaçi, ish kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi Kryeministri Albin Kurti e presidentja Vjosa Osmani e dokumentuan edhe në fjalimet e tyre në Kuvend në 15 vjetorin e pavarësisë, kun nuk kanë përmendur figurat që ishin kryefjala e Pavarësisë. që ishin në krye të institucioneve të Kosovës, kur u shpallë pavarësia në vitin 2008.

Marre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat