Tërmkolli kritikon Osmanin dhe Kurtin

Aktuale

Tërmkolli kritikon Osmanin dhe Kurtin

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 17:29
Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli

Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka kritikuar përfaqësuesit e shtetit për shënimin e Ditës së Pavarësisë.

Me anë të një statusi në Facebook, Tërmkolli ka thënë se secila parti kishte heronjt e vetë.

Me tutje, ajo ka ka thënë se është marrëzi mohmi i presidentit Rugova dhe se emri i ish-presidentit Hashim Thaçi është i patejkalushëm për Ditën e Pavarësisë. 

“Përfaqësuesit më të lartë të shtetit tonë, Ditën e Pavarësisë, në Kuvend, secili doli me herojtë "e vet"! Nuk priten ditë të mira për një vend në të cilin secila parti politike ka herojtë e vet, përjashtues me njëri tjetrin. Është marrëzi politike e kombëtare mohimi i Presidentit Rugova, themeluesit të shtetit të pavarur dhe Adem Jasharit e UÇK- së, në cilëndo ngjarje kombëtare ndërsa në datën e shpalljes së pavarësisë është i patejkalueshëm edhe Hashim Thaçi!”- tha Tërmkolli. 

“Kështu thotë logjika dhe vetëdija shtetërore kombëtare. Ata që guxojnë t'i mohojnë, t'i partizojnë e t'i personalizojnë, janë veç adoleshentë të rrezikshëm të politikës të cilët nuk meritojnë t'i mbajnë pozitat që kanë!” – ka shkruar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat