Kurti nuk u taku me Blinken, Pozhari: Bideni i thoshte Thaçit - George Washingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Aktuale

Kurti nuk u taku me Blinken, Pozhari: Bideni i thoshte Thaçit - George Washingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 18:27
Analisti Xhevdet Pozhari 

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas raportimeve se Kryeministri, albin Kurti nuk është takuar me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Pozhari ka thënë se edhe Joe Biden e thërriste Hashim Thaçin - George Washingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Sipas tij, Thaçin e kanë marr në qafë disa ‘servila’ duke i thënë "bravo, bravo shef - ty po të donë Amerika"!

Postimi i plotë i tij:

Këta anti-Albinistat po thojnë që Blinkeni nuk qenka taku me Kurtin.

Sa për atë punë, Bideni i thoshte Hashim Thaçit - George Washingtoni i Kosovës, por ku është sot ish presidenti?

Qeshtu e merrshin në qafë do tipa servila t'u i thonë, "bravo, bravo shef - ty po të donë Amerika"! 

E, qatyne tipave sot tybe që ua nin se çka po ndodh me Thaçin. Ma e shumta që e thonë është - gjynah vallahi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat