Kurti takon Tajani: Italia mbështet planin evropian

Aktuale

Kurti takon Tajani: Italia mbështet planin evropian

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 21:14
Foto nga takimi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi zëvendëskryeministrin, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Ai e falënderoi zëvendëskryeministrin Tajani për mbështetjen e Italisë, bashkëpunimin e afërt ndër vite dhe kontributin e vazhdueshëm për demokratizim dhe zhvillim të Ballkanit Perëndimor.

Sipas një komunikate të Qeverisë, në këtë takim diskutuan për mënyrat e thellimit të marrëdhënieve ekonomike dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Italisë. 

“Gjithashtu folën për mundësitë që Kosova ofron për investitorët e huaj, përkatësisht Italian dhe për përfitimet që mund të sjellë për të dy vendet forumi ekonomik italian në Kosovë, e i cili pritet të organizohet gjatë këtij viti. Përveç bashkëpunimit në rrafshin ekonomik, biseduan edhe për format e bashkëpunimit bilateral në fusha tjera si ajo e sigurisë dhe mbrojtjes. Në takim gjithashtu u diskutua edhe për procesin e dialogut dhe për propozimin evropian që krahas Gjermanisë, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbështetjen edhe të Italisë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat