Maliqi: Rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë i dha Kosovës një “penallti” ndaj Serbisë, por nuk u ekzekutua

Aktuale

Maliqi: Rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë i dha Kosovës një “penallti” ndaj Serbisë, por nuk u ekzekutua

Më: 19 shkurt 2023 Në ora: 22:39
Politologu Agon Maliqi

Politologu Agon Maliqi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë i ka dhënë Kosovës një shancë diplomatike, mirëpo sipas tij kjo mundësi nuk është shfrytëzuar. 

Maliqi analizon duke marrë shembull nga loja e futbollit dhe mundësia më e mirë në këtë sport që është ekzekutimi nga pika e bardhë ose penaltia. 

“Para një viti, rezistenca e Ukrainës ndaj Rusisë ia dha Kosovës një penallti në minutën e 90 për me e fitu lojën me Serbinë (asi penalltie e fatit, prekje e topit me dorë).

Kosova në anën tjetër zgjodhi taktikën gjeniale mos me e shutu penalltinë, por me u përla me referat dhe me ju ligjëru për rregullat e lojës”, - ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat