Abazi pas shkarkimit ironizon, përmend deklaratën e Mendez që kritikoi Chollet-in

Aktuale

Abazi pas shkarkimit ironizon, përmend deklaratën e Mendez që kritikoi Chollet-in

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 06:10
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, i cili ditë më parë është shkarkuar nga kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Kuvendit të Kosovës me propozimin e subjektit të tij politik, ka ironizuar me ketë vendim duke përmendur një deklaratë të Bob Mendez i cili kritikoi Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Abazi ka shkruar në Facebook se si Mendez është kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan e ka qëndrime të kundërta me SHBA-në.

“Bob Menendez është lindur në vitin 1954-Nuk po kuptoj si është e mundur që Bob Menendez, Kryetari I Komisionit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, ka qëndrim të kundërt me udhëheqësit në SHBA. Pse Menendez del publikisht me qëndrim të kundërt, Pse nuk i tregon çadrës paraprakisht! Për pak të harroj se Amerika është demokraci”, ka shkruar Abazi në Facebook.

E vet Abazi kishte shprehur disa kritika ndaj Qeverisë së Kosovës, e gjë e cila sipas tij bëri që ai edhe të shkarkohet nga pozita në Komision.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat