Latifi: Jemi larg epilogut të dramës

Aktuale

Latifi: Jemi larg epilogut të dramës

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 06:43
Blerim Latifi

Atë që po e përgatisin qendrat perëndimore për Kosovën, më saktësisht Uashingtoni, Blerim Latifi e përkthen si një moment hutie për qytetarët, të cilën e shpreh me një referencë shekspiriane.

Në një version më pak të reduktuar se Asociacioni, Latifi përpjekjen e SHBA’së dhe vendeve më të forta të BE’së e sheh si një nismë për ta nxjerrë Kosovën nga gjendja e bllokadës ku është kurthuar me vite.

Por, profesori i filozofisë është dyshues rreth asaj që mund të arrihet me propozimin europian. Sipas tij, plani vetëm mund të shtensionojë raportet Kosovë-Serbi pa i dhënë fund dramës mes dy vendeve.

Përveç shovenizmit nga Beogradi që do të vazhdojë derisa Kosova nuk do të njihet nga Serbia, e ndihmuar nga Rusia, Latifi vlerëson se sherr të madh Kosovës i bëjnë edhe Spanja, Rumania, Sllovakia Qipro dhe Greqia.

“Qëndrimi i refuzimit agresiv që Serbia ia bën pavarësisë së Kosovës ushqehet më shumë nga pozicioni i këtyre pesë vendeve sesa nga pozicioni i Rusisë”.

Në këto rrethana pashmangshëm një lojë e rëndësishme do të luhet edhe në taborin e kosovarëve, klasës politike, që sipas Latifit, tash do të shihet nëse është e dobishme apo e dëmshme për vendin.

“Derisa shtyhen me bërryla për pushtet, tash duhet të japin edhe zgjidhje për dilemat e mëdha politike. Nëse zgjidhjet e tyre janë të dobishme për vendin, do ta meritojnë respektin tonë. Nëse zgjidhjet e tyre provohen të dëmshme, atëherë sigurisht do të përfundojnë në atë që Lenini e quan “koshi i plehrave të historisë”, thekson ai.

Ndërsa për ata që e kanë në duar vendimmarrjen Latifi është shumë i hapur dhe direkt.

“Koordinimi me mbështetësit tanë është parim të cilin duhet ta kemi gjithmonë parasysh. Këtë janë munduar ta etiketojnë si servilitet, por nuk është hiç i tillë. Të tregohesh sovranist ndaj atij që ta garanton sovranitetin- kjo është thjesht formë e budallallëkut”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat