“Nesër dihet”, Tomë Gashi me një kërkesë të re Prokurorisë, ka të bëjë me Haki Abazin

Aktuale

“Nesër dihet”, Tomë Gashi me një kërkesë të re Prokurorisë, ka të bëjë me Haki Abazin

Nga: N. Sh. Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:24
Avokati Tomë Gashi dhe Haki Abazi

Avokati Tomë Gashi, ka kërkuar nga Prokuroria e Kosovës që të marr pjesë në cilësin e përfaqsuesit juridik të familjes Dehari gjatë marrjes në pyetje të tij.

Kështu ka njoftuar Gashi përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se, nesër Haki Abazi do të merret në pyetje si dëshmitar.

Postimi i plotë:

Nesër dihet.

Pas deklarimeve të zotni Haki Abazi, Prokuroria Speciale ka bërë me dije se ai do të merret në pytje në cilësi të dëshmitarit nesër me 21.02.23.

Në cilësinë e përfaqësuesit juridik të familjes Dehari sot me shkrim kam kërkuar që të marr pjesë gjatë marrjes në pytje të tij në Prokurori.

A do të na thërras Prokuroria apo jo e marrim vesh nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat