Bashkim Hysenaj rrëfen për humbjen e djalit, thotë se Prokuroria po bën lojë me rastin

Aktuale

Bashkim Hysenaj rrëfen për humbjen e djalit, thotë se Prokuroria po bën lojë me rastin

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:28
Bashkim Hysenaj

Bashkim Hysenaj, babai i të ndjerit Fatlind Hysenaj, i cili humbi jetën në një aksident në fshatin Isniq të Deçanit, rrëfen për rastin dhe ballafaqimin me mungesën e drejtësisë.

Hysenaj tha se në atë kohë kur ka ndodhur rasti, avokati e ka njoftuar se lënda është mbyllur nga Prokuroria e Pejës, që sipas tij, me aq nxitim prokuroria e rastit nuk dëgjoi as deklaratën e të mbijetuarit që ishte në veturë me Fatlindin.

Sipas tij, kanë angazhuar edhe ekspertizë private, ku kanë dalë 17 shkelje të ligjit që janë bërë gjatë hetimeve.

“Në vitin 2019, saktësisht më 25 dhjetor në një vetaksident i ashtuquajtur nga organet e drejtësisë e kam humbur të vetmin djalë. Diku afër, ka qenë vetëm 3 km afër shtëpisë ku jetojmë. Në atë moment kur ka ndodhur aksidenti për mua ka qenë primare të merrem me qetësimin e familjes. Kam shpresuar që drejtësia do të jap versionin e tij…Në atë kohë e kam aktivizuar një avokat dhe kemi bë një kërkesë se çfarë ka ngelje. Avokati më ka njoftuar se lënda është mbyllur nga Prokuroria e Pejës, aq me nxitim është mbyllur rasti sa që zonja prokurore nuk e pa të arsyeshme që ta dëgjojë as deklaratën e të mbijetuarit. Shkëlqim Kameraj që ka qenë në makinë me djalin tim. Ne kemi angazhuar edhe një ekspertizë private, ku në bazë të saj na kanë dal 17 shkelje të ligjit që janë bërë gjatë hetimeve”, deklaroi ai.

Po ashtu, Hysenaj shprehet se për 13 muaj që ka bërë kërkesën për rihapje të rastit, dëshmitë i janë zhdukur.

“Rasti i djalit tim nuk ka ecur në procedurat normale, nga hetuesia ka kaluar në prokurori. Ajo që më bindi mua që është një lojë nga ana e prokurorisë, është që për 13 muaj kërkesën e parë që e bëra për rihapje të rastit me afrim të dëshmive që unë kisha, ato u zhdukën. Kemi dokument që kemi bërë dorëzimin e fakteve. Kemi bërë kërkesën e dytë dhe 3është mundësuar rihapja e rastit, por asnjëherë nuk jam ftuar nga asnjë institucion, çdo gjë ka ndodhur në bazë të 4 dëshmitarëve. Te Prokuroria e Pejës ekziston frika se dyshimtari i parë që bëri lajmërimin e aksidentit, nuk është ftuar kurrë”, theksoi ai.

Më tej, babai i të ndjerit Fatlindit, thotë se i mbijetuari i aksidentit ka dhënë deklaratë “absurde”.

Shoku i djalit që ka qenë në makinë, ka dhënë deklaratë aq absurde për njerëz të komunikacionit, por vetëm për hetuesinë e Pejës ka qenë në rregull”, përfundoi Bashkim Hysenaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat