“Defender Europe 2023”, stërvitja e NATO-s që ka nikoqire Shqipërinë, ku merr pjesë edhe Kosova

Aktuale

“Defender Europe 2023”, stërvitja e NATO-s që ka nikoqire Shqipërinë, ku merr pjesë edhe Kosova

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 10:46
“Defender Europe 2023”

Shqipëria do të jetë organizatore e stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2023”, që do të mbahet verën e 2023-s, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë.

Stërvitja “Defender Europe” është një stërvitje vjetore, shumëkombëshe, e përbashkët në shkallë të gjerë, e drejtuar nga SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis Shteteve të Bashkuara, NATO-s dhe vendeve partnere.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar në Facebook, se Ushtria e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në këtë stërvitje me dy regjimente.

Sipas tij është planifikuar që të validohen kapacitetet e këmbësorisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës në nivelin e Regjimentit, nga njësi të specializuara për validim të ushtrisë amerikane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat