Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës, ja reagimi i Adem Grabovcit

Aktuale

Konjufca pa avokat, dështon gjykimi ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës, ja reagimi i Adem Grabovcit

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:02
Glauk Konjufca

Për shkak se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk kishte të angazhuar mbrojtës, ka dështuar të mbahet gjykimi ndaj tij për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar më 2016 në Kuvendin e Kosovës.

I akuzuari Konjufca ka thënë se nuk dëshiron të angazhoj mbrojtës pas pyetjes së gjykatëses Edita Çanta se a kishte angazhuar mbrojtës meqë me Kodin e ri të Procedurës Penale mbrojtja është e detyrueshme.

Lidhur me këtë, gjykatësja Çanta tha se do të njoftohet Oda e Avokatëve të Kosovës për t’i caktuar avokat sipas detyrës zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërkaq, në këtë seancë prezent në cilësinë e dëshmitarit ishte edhe ish-deputeti i PDK-së Adem Grabovci si dhe prokurori i shtetit Besart Mustafa.

Pas njoftimit të gjykatëses për seancën e radhës, dëshmitari Grabovci tha se tjerë janë ata që kanë gjuajtur dhe se asgjë nuk i kujtohet.

“Vallahi gjyqtare kur dush, po nuk osht ky që e ka gjujt, tjerë janë ata që kanë gjujt”, tha Grabovci.

Gjykatësja Çanta më pas tha se për këtë mund të deklarohet në seancën e radhës, e që Grabovci vazhdoi me fjalët “Po sen nuk më kujtohet, ndaq thirrem sa herë dush kurgjo nuk m’kujtohet”, duke ju drejtuar të akuzuarit Konjufca se “Unë ty s’tkom pa e Albinin po”, tha Grabovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat