Kica-Xhelili për zhdukjen e mostrave të Deharit: Dikush deshti që ky rast të mos zgjidhet kurrë

Aktuale

Kica-Xhelili për zhdukjen e mostrave të Deharit: Dikush deshti që ky rast të mos zgjidhet kurrë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:56
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica-Xhelili, ka thënë se “diksuh deshti që rasti i Astrit Deharit të mos zgjidhet kurrë”.

Këtë deputetja opozitare e tha pasi kanë humbur mostrat e Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe të suspenduarit janë rikthyer në punë.

“A kanë humbur, apo janë zhdukur qëllimshëm mostrat? Apo, janë diku ku ka rrezik të tjetërsohen? Bëhen të papërdorshme? Apo, dikush po mundohet të na krijoj bindjen që po manipulohen? Dikush që nuk mundi ta pranoj të vërtetën sepse i dëmton politikisht? I implikon penalisht? Apo thjesht dikush që e kuptoi, më në fund, që e kishte pasur gjithë kohën gabim?”.

“Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së. Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar. Duken më të qetë. Sikur më në fund, ajo që ndryshoi, po i jep qetësi, edhe në qoftë se kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrë drejtësi”, ka shkruar ajo në Facebook, të enjten.

Ajo po ashtu tha se deputetët e pushtetit janë duke heshtur.

“E, çka mbizotëron te pushteti e deputetët e shumicës? HESHTJA! Kjo heshtje, që dikur rrotullonte kamionë, dëmtonte institucione, e lëndonte policët tonë PIKËRISHT për skandalet si kjo. Pikërisht për KËTË rast! E sot? Sot rrotullohet veç drejtësia në varr”, ka deklaruar ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat