Tahiri: Injorimi nga Blinkeni është mesazh i qartë për Kurtin e Osmanin

Aktuale

Tahiri: Injorimi nga Blinkeni është mesazh i qartë për Kurtin e Osmanin

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 12:57
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se është shqetësuese që drejtuesit e shtetit të Kosovës janë injoruar nga sekretari amerikan Anthony Blinken.

Tahiri tha se është konferenca e parë e Mynihut që drejtuesit e Kosovës të mos takohen me figura të larta të SHBA-së.

“Është shqetësuese që drejtues të shtetit janë injoruar nga departamenti i shtetit nga sekretari Blinken. Injorimi që është bërë nga Blinken është një mesazh i qartë për Kurtin e Osmanin. Është hera e parë që drejtues të shtetit nuk arrijnë me u taku me drejtues të niveleve të larta të departamentit të shtetit”, deklaroi ai.

Tahiri shton se është sinjal i keq që para takimit Kurti-Vuçiq, Blinken të takojë presidentin serb.

“Një javë para takimit, ta takosh presidentin Vuçiq dhe të mos takojë kryeministrin Kurti është sinjal shumë i keq”, ka thënë ai.

Po ashtu, Tahiri theksoi se janë duke përgatitur kallëzim penal mbi të gjetjet e raportit të menaxhimit të krizës energjetike.

“Të enjten do ta diskutojmë dhe trajtojmë raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar të Menaxhimit të Krizës Energjetike. Ky raport gjen jashtëzakonisht shumë gjetje në menaxhimin e kësaj krize energjetike. Si Grup Parlamentar jemi duke përgatitur një kallëzim penal mbi të gjeturat e këtij raporti dhe në momentet e miratimit apo mosmiratimit, Grupi Parlamentar i PDK-së është duke përgatitur këtë kallëzim penal dhe pastaj do ta dorëzojmë në Prokurorinë Speciale”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, ka vepra penale që janë bërë në kudër të menaxhimit të krizës energjetike.

“Janë disa akterë të rëndësishëm në kuadër të menaxhimit të krizës energjike të cilët konsiderojmë se kanë bërë vepra penale dhe duhet të dërgohet në Prokurorinë Speciale”, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat