Tahiri: Rreziku është që Serbia ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë

Aktuale

Tahiri: Rreziku është që Serbia ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:24
Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Kreu i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është shprehur se rreziku potencial është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëveshjen me Serbinë, duke thënë se një e tillë që e siguron njohjen reciproke është e rëndësishme.

“Marrëveshja është finale, është marrëveshje kontraktuale dhe është marrëveshje që i hap rrugës në njohje të shteteve mosnjohëse të BE-së dhe njëkohësisht në rrugëtimin e qëndrushëm të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO”.

“Ne nuk jemi në qeveri, ne nuk i dimë detajet, nuk e dimë çka flasin, por ne e shohim rrezikun, rreziku potencial i Kosovës është që Serbia të vazhdojë ta mbajë Kosovën në një konflikt të ngrirë, duke e parë dhe paraqitur si palë jokonstruktive, si palë që bën telashe. Ne vazhdojmë të mendojmë se  arritja e një marrëveshje e cila e siguron njohjen reciproke, njohen e Kosovës, ecjen e Kosovës përpara në rrugëtimin e vet, është e rëndësishme”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat