Osmani: Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë

Aktuale

Osmani: Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 13:45
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për Sky News, në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka akuzuar presidentin rus se po tenton të eksportojë konflikte në Kosovë dhe në vende të tjera, përfshirë Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

“Ajo që ai po përpiqet të bëjë është të largojë vëmendjen e Perëndimit nga Ukraina”,  tha ajo për Sky News.

“Mënyra se si ai do të mund ta bënte këtë është duke krijuar konflikte të tjera në Evropë, pavarësisht nëse po flasim për Moldavinë, Gjeorgjinë apo Ballkanin Perëndimor”, vijoi ajo.

Presidentja Osmani u shpreh se Rusia dëshiron ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë.

Ajo tha se Rusia po tenton që përmes metodave të përdorura në Ukrainë në vitin 2014, ta bëjë të njëjtën gjë edhe në Ballkan.

“Ata sjellin forca paraushtarake që janë të veshura me civilë brenda territorit tonë përmes rrugëve ilegale, pastaj dërgojnë armë dhe dërgojnë edhe uniforma jeshile pa shenja që të mos duket si sulm tradicional ushtarak”, tha ajo.

“Por në fakt, ata përgatitin shumë sulme hibride, që është një përzierje e asaj që bëjnë këto forca paraushtarake në veri të Kosovës”, vijoi Osmani.

Presidentja Osmani deklaroi se komuniteti ndërkombëtar nuk po bën sa duhet për ta penguar Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat