Deputeti i vetëm i PDK-së që votoi kundër Kodit Civil që parasheh martesën me gjini të njëjtë

Aktuale

Deputeti i vetëm i PDK-së që votoi kundër Kodit Civil që parasheh martesën me gjini të njëjtë

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 14:10
Mergim Lushtaku

Mergim Lushtaku është deputeti i vetëm nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili nuk dha votën për projekt-kodin civil në të cilin parashihet lejimi i martesave me seks të njëjtë. Kjo bazuar në votimin e mbajtur në mars të vitit të kaluar.

Gazeta ka provuar të marrë një përgjigje nga Lushtaku për të kuptuar nëse ka ndërruar qëndrim sa i përket projektligji, por i njëjti ende ska kthyer lajmëruar.

Përveç, Lushtakut kundër kanë votuar edhe 14 deputetë të partisë në pushtet, Grupi Parlamentar i AAK-së,  Besnik Tahiri, Time Kadrijaj, Pal Lekaj, Bekë Berisha, Albana Bytyçi si dhe deputetët e komuniteteve jo-shumicë.

Këta janë 14 deputetë e VV’së që votuan kundër Kodit Civil

Ndërkohë, Eman Rrahmani, deputeti i VV-së edhe njëherë sot ka konfirmuar se nuk ka votë për këtë projektligj.

A ka ndryshuar qëndrim Eman Rrahmani për Kodin Civil?

Kodi Civil dështoi të miratohet vitin e kaluar ndërkohë së shpejti pritet të procedohet për miratim në Qeveri dhe më pas në Kuvend. Kështu kanë konfirmuar sot edhe nga Ministra e Drejtësisë.

Pas dështimit të miratimit të Projekt-kodit Civil, nga Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje ishin zotuar se ky do shqyrtohej sërish gjatë vitit 2022. Një gjë të tillë nuk ndodhi, përkundër asaj që kishte thënë më 8 gusht shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.

“Për sa i përket pyetjes për Ligjin e Pagave dhe Kodin Civil, përgjigja është po. Të dyja do të trajtohen në sesionin vjeshtor. Kodi civil është i paraparë që të përcillet në Qeveri dhe të vije në Kuvend, po shpresoj në javët e para të sesionit vjeshtor, ashtu siç edhe i kemi indikacionet nga Ministria e Drejtësisë”, kishte thënë ajo.

Në mars të vitit të kaluar, nga 61 deputetë që votuan, 28 ishin për, 29 kundër dhe katër prej tyre abstenuan. Në mesin e atyre që votuan kundër Kodit Civil, të sponsorizuar nga Qeveria, ishin edhe disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosjes dhe të komuniteteve jo shumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat