Tahiri i PDK-së: Në seancën e së enjtes do të kërkojmë shkarkimin urgjent të Martin Berishajt

Aktuale

Tahiri i PDK-së: Në seancën e së enjtes do të kërkojmë shkarkimin urgjent të Martin Berishajt

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 15:49
Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se në seancën së enjten në Kuvendin e Kosovës do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj.

Berishaj është raportuar të jetë “përfshirë” në një “skandal të madh financiar”. 

Opozita vazhdimisht e ka kërkuar shkarkimin e tij derisa drejtësia ta gjejë të vërtetën.

“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri në Facebook

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat